Daci s’është më në detyrën e kryetarit ASHAK-së, kjo është arsyeja

12:11 | 26 July 2019

Nexhat Daci nuk do të jetë më në krye të Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës për Gazetën Express ka konfirmuar se akademik Nexhat Daci nuk do të jetë në krye të këtij institucioni.

“Në emër të kryetarit të ASHAK-ut akademik Nexhat Dacit, konfirmoj se ai nuk do të jetë më tutje kryetar i ASHAK-ut meqë sot i mbush 75 vjet dhe dispozitat ligjore nuk ia lejojnë ushtrimin e kësaj detyre udhëheqëse pas kësaj moshe (Statuti dhe Ligji mbi Akademinë)” thuhet në përgjigjen e ASHAK-ut.

Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.

ASHAK-u njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari.

Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Komento: