Daçiq ankohet se Serbia pagoi 700 milionë euro borxh të Kosovës

09:03 | 20 February 2019

Kryediplomati serb Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia pagoi 700 milionë euro borxh të Kosovës.

“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë. Kur ka prona për t’u grabitur atëherë ata janë një shtet i pavarur”, ka deklaruar kryediplomati serb.

Ai shtoi se kanë mbetur edhe 200 milionë euro nëborxh dhe kredi dhe se Serbia do të vazhdojë të paguajë këto para.

“Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë” duke filluar nga nesër, Trepça (kompleksi i minierave në pjesën veriore, pjesa më e madhe serbe e Kosovës) është e jona. “Ata thonë se ata janë një shtet i pavarur – por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre “, shtoi Daçiq.

Komento: