Daçiq: Baerbock më pyeti se si e mashtruam Thaçin për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit

13:22 | 30 Dhjetor 2023
daciq:-baerbock-me-pyeti-se-si-e-mashtruam-thacin-per-te-nenshkruar-marreveshjen-e-brukselit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se prioritetet e Serbisë në vitin e ardhshëm janë Kosova, gjegjësisht ruajtja e integritetit territorial, pastaj çështja e integrimeve evropiane dhe zhvillimi i përgjithshëm i shoqërisë, ekonomik, social e çdo gjë tjetër, transmeton FrontOnline.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Daçiq ka dhënë një detaj nga biseda me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje”.

Ai shtoi se pritet që për shkak të zgjedhjeve evropiane të marsit, puna e Komisionit Evropian praktikisht të ndalet dhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë pas zgjedhjeve./FrontOnline/

Komento: