Daçiq edhe në takim me ambasadorët flet për Kosovën

19:27 | 13 August 2019

Daçiq vazhdon propagandën kundër Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon angazhimin e tij për krijimin e planeve për të penguar politikën e jashtme të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorët e Serbisë. Ai ka biseduar me ambasadoren e Misionit të Serbisë në Unesco, Tamara Rastovac Siamashvili, ambasadoren e Serbisë në Republikën çeke, Vera Mavriq dhe ambasadorin e Serbisë në Iran, Dragan Todoroviq.

Gjatë takimit, Daçiq i ka njoftuar me gjendjen në Kosovë si dhe veprimeve të Prishtinës që sipas tij kanë sjellë ndërprerjen e dialogut por edhe bllokadën e procesit të Brukselit dhe angazhimet në arritjen e marrëveshjes, shkruan “RTV”, transmeton lajmi.net.

Nga ana e tyre, ambasadorët kanë informuar Daçiqin me gjendjen në shtetet ku përfaqësojnë Serbinë në veçanti raportet bilaterale të Serbisë me ato shtete por edhe përforcimin e aktiviteteve me synim të forcimit të pozicionit të Serbisë në plan shumëpalësh, sidomos në periudhën e tanishmë kur Kosova aplikon për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Komento: