Daçiq i kërkon Perëndimit ta tërheqë njohjen e Kosovës

18:30 | 19 March 2022

Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ata që kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë duan që Serbia të grindet me aleatët e saj, të cilët sipas tij janë të vetmit që munden dhe vënë veto ndaj statusit të Kosovës.

Daçiq, ka thënë se nëse perëndimi është për parimin e integritetit territorial, logjikisht duhet ta tërheqin njohjen e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

“Dhe a do ta tërheqë perëndimi njohjen e Kosovës? Sepse nëse janë për parimin e integritetit territorial, duket logjike të tërhiqet njohja e Kosovës.

Jo, ata nuk do ta tërheqin njohjen, duan ta shtyjnë Kosovën në të gjitha institucionet e BE-së, dhe e vetmja që mundet Rusia po i pengon ata”, tha Daçiqi, raporton Tanjugu serb.

Sipas Daçiq, ata që janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë janë kundër Serbisë.

“Më e mira është që nuk ka pasur luftë mes dy vendeve vëllazërore. Ne nuk jemi për luftë. Dhe kur përfshihet një palë e tretë, është gjithmonë në dëm të atyre popujve, siç ishte në rajonin tonë”, tha Daçiq.

Komento: