Daçiq kërkon nga SHBA t’i bëjë presion Kosovës

09:33 | 19 July 2019

Ivica Daçiq thotë se ka kërkuar nga SHBA t’i bëjë presion Kosovës në vazhdimin e dialogut.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington, ka thënë se atje janë të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Daçiq ka thënë se kjo çështje në mesin e top prioriteteve të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me gjithë këtë, ne presim angazhim edhe më të madh të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen, në mënyrë që të bëjnë presion për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Komento: