Daçiq: Lëvizja e pllakës përkujtimore në Prishtinë është një veprim i papranueshëm dhe skandaloz

12:20 | 14 Nëntor 2023
daciq:-levizja-e-pllakes-perkujtimore-ne-prishtine-eshte-nje-veprim-i-papranueshem-dhe-skandaloz

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se është bërë heqja dhe zhvendosja e pllakës përkujtimore të ushtarëve serbë të rënë në luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, ai e ka cilësuar këtë vendim skandaloz sidomos sepse vjen nga vendet që duhet të respektojnë jashtëzakonisht kontributin e Serbisë në Luftën e Parë Botërore.

“Duke marrë parasysh se një vendim i tillë është marrë me sugjerim të ambasadës franceze dhe gjermane dhe se askush nuk i ka njoftuar serbët që jetojnë atje apo institucionet serbe, është një akt skandaloz, pa marrë parasysh se ka disa arsyetime që ata përdorin. Nuk ka politizim këtu ai akt, por ai akt në vetvete është një politizim i turpshëm që është bërë nën presionin e faktorëve politikë shqiptarë në Prishtinë”, tha Daçiq për Tanjug, transmeton FrontOnline.

Shefi i diplomacisë theksoi se në Prishtinë duan të fshehin, lëvizin dhe shkatërrojnë çdo gjë që është serbe, prandaj edhe i shqetësojnë monumentet dhe pllakat përkujtimore që kujtojnë numrin e madh të viktimave që serbët bënë në luftërat ballkanike dhe në Lufta e Parë Botërore./FrontOnline/

 

Komento: