Daçiq: Ne e thërrasim Rusinë në dialogun me Kosovën

10:22 | 23 December 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka folur rreth dialogut Kosovë- Serbi.

Daçiq thënë se nëse në dialogun Kosove-Serbi përfshihen SHBA-të, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovësdhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç për një portal serb, shkruan ‘B92’.

Media serbe shkruan gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se që nga janari e deri në fund të pranverës, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinë do të hyjë në një fazë të re në të cilën do të përfshihet edhe Uashingtoni.

Daçiç theksoi se Beogradi do të jetë plotësisht i përkushtuar për dialog, vetëm atëherë kur Kosova të heqë taksën.

Komento: