Daçiq paralajmëron dorëheqjen nëse Kosova pranohet në Interpol

21:33 | 07 September 2019

Kosova sipas gjasave nuk do të pranohet në Interpol, në mbledhjen e kësaj organizate që do të mbahet në tetor.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sikur ia ka kushtuar gjithë potencialin që ka këtij misioni, është aq i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodhë, sa që thotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, raporton agjencia e lajmeve e Beogradit, B92.

Ai rikujton se 15 vende tashmë kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shton se së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë gjë.

“Nga 116 vende që kishin njohur pavarësinë e Kosovës do të mbesin më pak se 96”, është sprehur ai, përcjell koha.

“Për këtë aksion jam konsultuar me presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj qëndron Qeveria e Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Komento: