Daçiq për taksën: Prishtina të mos luajë me zjarrin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Daçiq për taksën: Prishtina të mos luajë me zjarrin

23:45 | 15 Mars 2019

Ivica Daçiq po vazhdon me deklaratat e tij për qëndrimet rreth taksës.

Ministri i Jashtëm serb tha sot se jo të gjithë në Bashkësinë Ndërkombëtare dëshirojnë të vazhdojnë dialogun Kosovë – Serbi.
Daçiq është shprehur se disa nga këto vende janë duke luajtur lojë të dyfishtë, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ai është shprehur se disa shtete po luajnë lojë të dyfishtë duke iu përgjigjur pyetjes se si është e mundur që as SHBA-të e as BE dhe lojtarët e tjerë të mëdhenj nuk po arrijnë ta detyrojnë Kosovën të heqë taksën.

Ai tha se nuk ishte thjesht një kërcënim deklarata e tij se Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë, madje ai kësaj radhe tha “Prishtina të mos luaj me zjarrin”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq po ashtu është shprehur se as deklaratat e Mogherinit për një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare nuk sjellin asgjë të re.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk beson se do të ndryshojë formati i dialogut.

Daçiq gjithashtu ka falënderuar edhe Grenadën për tërheqjen e njohjes së Kosovës vitin e kaluar sipas tij.

Ai e konsideron si sukses të tij fushatën siç thotë ai të suksesshme kundër pavarësisë së Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!