Daçiq reagon ndaj Pacollit, këto janë 13 vendet që e tërhoqën pavarësinë e Kosovës

12:00 | 23 Janar 2019

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Behgjet Pacollit, sipas të cilave, “Serbia po u jep ndihma financiare dhe armë disa vendeve të vogla afrikane në shkëmbim të tërheqjes së njohjeve të Kosovës”. Daçiq ka thënë se Serbia po përdor vetëm të vërtetën e cila sipas tyre është “Shpallja e njëanshme e pavarësisë”.

Daçiq në deklaratën e tij dhënë të përditshmes së Beogradit, “V.Novosti”, ia rikujtoi Pacollit trembëdhjetë vendet që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës: Madagaskarin, Ishujt Solomone, Lesoton, Surinamin, Grenadën, Komoret, Burundin, Dominikën, Sao Tome dhe Principen, Liberinë, Guineja Bisaon, Papua Guinenë e Re, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se MPJ e Kosovës ka mohuar pohimet e ministrit serb për shumicën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën.

Komento: