Kryediplomati serb Ivica Daçiq është shprehur i inatosur për prkahrjen që po e ofrojnë Gjermania dhe Britania e Madhe për Kosovën, duke thënë se këto shtete kanë qenë tradicionalisht kundër Kosovës.
Daçiq, ka thënë sot se janë krijuar të gjitha kushtet për një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të marrë garancinë e ndërkombëtarëve, megjithatë ai thotë se Prishtina nuk dëshiron një marrëveshje duke bllokuar kështu vazhdimin e dialogut.
“Në këto momente askush nga ndërkombëtarët nuk e di se çfarë do të ndodh, përderisa përfaqësuesit e Prishtina prezantojnë qëndrime të ndryshme dhe deklarata të ndryshme”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe.
Ai gjithashtu ka folur edhe për raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, duke thënë se janë në nivelin më të ulët, shkaku i refuzimit për heqjen e taksës. Dacic ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se nuk mund të vazhdohet dialogu pa u larguar pengesat.
“Ata e kanë kuptuar tani, dhe situata aktuale është që Kosova po perceptohet si një pengesë për vazhdimin e dialogut për arritjen e një marrëveshje”, ka shtuar ai, shkruan ‘novosti’, transmeton Gazeta Express.
Politikani serb ka folur edhe letrën e Matheë Palmer që arriti të martën në adresë të krerëve të shtetit të Kosovës, gjë që sipas tij tregon se mbështetja dhe raportet ndërmjet dy shteteve janë në një nivel shumë të ulët.
Sipas tij për Serbinë është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu dhe të mos humbet kohë, duke potencuar se interesat e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve për normalizim të raporteve janë në të njëjtën linjë.
“Haradinaj e ka portretizuar Mogherinin si armike të Kosovës, dhe për herë të parë jemi në një situatë ku Mogherini, SHBA-të, Franca dhe Rusia pajtohet që kompromisi është i nevojshëm”, ka shtuar Dacic.
E kur ka folur për qëndrimin e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, Dacic ka thënë se ata tradicionalisht kanë qenë kundër Serbisë, duke përmendur edhe qëndrimin e Gjermanisë kundër një zgjidhje që mund të vij si rezultat i ndryshimit të kufijve.