Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur i bindur se njohjet e Kosovës do të bien.
“Premtova se numri i vendeve që e njohën Kosovën do të bjerë së shpejti nën 100, dhe pastaj nën gjysmën e numrit të anëtarëve të OKB me 193”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase Blic.
Ai ka thënë se autoritetet e Prishtinës janë në vështirësi serioze sepse, sipas tij, vetëm 76 vende votuan për INTERPOL-in, nga të cilat dy nuk janë anëtarë të OKB-së: Curaçao dhe Shën Martini.