Daçiq s’ndal ‘luftën’ kundër Kosovës

11:06 | 06 Dhjetor 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur i bindur se njohjet e Kosovës do të bien.

“Premtova se numri i vendeve që e njohën Kosovën do të bjerë së shpejti nën 100, dhe pastaj nën gjysmën e numrit të anëtarëve të OKB me 193”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase Blic.

Ai ka thënë se autoritetet e Prishtinës janë në vështirësi serioze sepse, sipas tij, vetëm 76 vende votuan për INTERPOL-in, nga të cilat dy nuk janë anëtarë të OKB-së: Curaçao dhe Shën Martini.

Komento: