Daçiq takohet me kryediplomatin rus, diskutuan këto tema për Kosovën

11:50 | 07 June 2019

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim me kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në St Petersburg.

Daçiq ka bërë të ditur se me Lavrovin kanë biseduar për situatën në Kosovë në prag të mbledhjes së këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 10 qershor, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.

Ai para gazetarëve në St Petersburg ku është duke marrë pjesë në forumin ekonomik ndërkombëtar ka thënë se e ka njoftuar Lavrovin për planet e Serbisë për çështjen e Kosovës.

Daçiq po ashtu ka bërë të ditur se Lavrov i ka thënë se Moska ka ofruar mbështetje të plotë ndaj Serbisë dhe ka siguruar se ajo do të shfaqet edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurinit të OKB-së të hënën.

Komento: