Daçiq thotë se do të dështojë Samiti i Parisit nëse Kosova nuk e heq taksën

12:36 | 08 June 2019

Ivica Daçiq thotë se nëse Kosova nuk e heq taksën, nuk do të ketë samit të Parisit.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një sot një bisedë telefonike për Kosovën dhe lidhur me përgatitjet për takimin në Paris, por shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se nuk është e sigurt se do të mbahet ky samit, në qoftë se autoritete në Kosovë nuk japin sinjale se do ta heqin taksën doganore ndaj mallrave serbe.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një konferencë për media, siç raporton “Tanjugu”, ka thënë se “nuk do të ketë takim [në Paris], në qoftë se nuk ka gjasa që të vijë deri te përmirësimi i gjendjes, respektivisht në qoftë se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr taksën”.

“Ata, Macron dhe Merkel [presidenti francez dhe kancelarja gjermane] nuk do të lejojnë që Haradinaj t’i tërheq për hunde”, ka thënë Daçiqi, përcjell Telegrafi.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do ta lejojë që ta tërheqin për hundë.

“Nëse tashmë po na tërheqin për veshë gjatë gjitha këtyre dekadave, të paktën të mos mendojmë se jemi marrë”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë dialogun në momentin kur autoritetet e Prishtinës e heqin taksën.

“Ne jemi të gatshëm për një kompromis, duam marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk e dëshiron këtë, ne nuk mund të shkojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha Daçiq.

I pyetur në lidhje me ftohjen e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Serbisë, Daçiq ka thënë se nuk ka ftohje raportesh, por Serbia nuk dëshiron që të vazhdojë dialogun derisa të shfuqizohet taksa.

Komento: