Dafina dhe DJ Geek më të dashuruar se kurrë, publikojnë një moment intim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dafina dhe DJ Geek më të dashuruar se kurrë, publikojnë një moment intim

19:14 | 23 Shkurt 2021

Dafina ndan një çast intim me DJ Geek.

Dafina u shfaq e lumtur në përqafim të partnerit.

Zeqiri po e shijon në maksimum lidhjen me DJ Geek, i cili nuk i ndahet asaj në asnjë moment.

Së fundi, artistja ndau me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shihet teksa merrte rreze dielli në përqafim të të dashurit, derisa ai po i dhuronte puthje.

Dafina dhe DJ Geek kohë më parë kishin deklaruar se janë ndarë, por tashmë kanë lënë pas çdo mosmarrëveshje.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri është duke punuar rreth albumit të ri muzikor “Dafinë moj”, këngët e të cilit pritet të lansohen së shpejti.

“Mos shko”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri në duet me Yll Limanin.

Komento: