Dafina dhe Era bëjnë sërish “xing” me veshjet, kjo pamje do t’iu befasojë

23:03 | 02 Gusht 2022

Pas “sherrit” për vathë, Dafina dhe Era bëjnë sërish “xing” me veshjet.

Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri ditë më parë u përfolën për një sherr që në fakt ndodhi mes kësaj të fundit dhe ndjekësve.

Gjithçka nisi kur artistet u shfaqen në fotot e fundit me një palë vathë të njëjtë.

Kjo bëri që Dafina të hidhte disa kunja duke nxitur reagimin e ashpër të ndjekësve.

Më pas ajo shkroi se e rëndësishme tek perlat është vajza që i bart ato, në anën tjetër Era nuk pati asnjë reagim.

Dafina në klipin e fundit të publikuar dje u shfaq me një veshje neon thuajse të ngjashme me atë që kohë më parë e kemi parë te Era Istrefi.

Komento: