Ajo mbetet këngëtarja më e dashur për publikun.
Dafina Zeqiri festoi të dielën ditëlindjen e saj të 30-të.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më pas ajo ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga surpriza që i kishte organizuar nëna e saj.
Dhoma e këngëtares shfaqet e mbushur plot me trëndafila të kuq dhe me tullumbace në formë zemrash.
Nuk mungojnë dhe tullumbacet e dedikuara që mbajnë emrin e Dafinës dhe një tjetër që mban emrin me të cilin i drejtohet nëna e saj me përkëdheli, Pipina.
“Gëzuar ditëlindjen Pipina e mamit”, shkruhet në të.
Me sa po shohim, këngëtarja shqiptare ka marrë shumë dashuri për ditëlindje dhe e ka festuar me njerëzit e dashur.