Dafina feston ditëlindjen, i dashuri i bën befasinë më të bukur që keni parë

17:03 | 14 Prill 2021

Dafina Zeqiri merr surprizën më të bukur nga partneri në ditëlindjen e saj.

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, sot feston 32-vjetorin e lindjes.

E në këtë ditë të veçantë, i dashuri Dj Geek, ka gjetur mënyrën më të bukur që ta surprizojë atë.

Madje nuk ka pritur që të dalë dita, pasi surprizën e kishte bërë gati që në minutat e para të kësaj dite të veçantë.

Geek i i ka organizuar partneres së tij një festë surprizë në oborrin e vilës ku po qëndrojnë, ndërkohë që artistja nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Në videot e publikuara në llogaritë e tyre sociale, vihet re një ambient i zbukuruar me balona të bardha dhe ngjyrë ari, ashtu si dhe qirinj dhe trëndafila.

Dafina dukej shumë e emocionuar dhe nuk i mbajti dot lotët e gëzimit teksa shihte edhe fishekzjarrët e ndezur për të.

Më pas, këngëtarja është afruar tek tavolina dhe i ka fryrë qirinjve të vendosur tek torta. “Të dua”, i shkruan Dafina, Dj Geek në postimet që ka bërë në llogarinë e saj në “Instagram”.

Komento: