Dafina publikon këngën e re, pjesë e saj edhe Adriana Matoshi

19:03 | 13 Mars 2021

Dafina publikon projektin unik.

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare.

Ajo në secilin prej projekteve të saj mundohet që të sjell diçka më ndryshe, sikurse ka bërë edhe herën e fundit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

“Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore, në të cilën ajo flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë.

Tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa përmes këndimit Dafina inkurajoi fansat që të bëhen më të fortë se përherë.

Instrumentalin kësaj radhe e kanë bërë producentët Rzon dhe Pllumb, kurse për klipin u përkujdes Entermedia.

Përndryshe këngëtarja në rrjet ka bërë edhe diskutime të shumta, por me bazë në shëndetin mendor.

Komento: