Ajo është njëra nga këngëtaret më me stil.
Veç këngëve, nëse ka diçka për të cilën njihet Dafina Zeqiri është ndryshimi i shpeshtë i modelit të flokëve.
Këngëtarja po ndryshon “look” thuajse çdo javë dhe ne kemi vetëm një pyetje: Si ia del?
Së fundmi ajo u shfaq në profilin e Instagram-it me flokët bjonde, që mesa duket ishin vetëm paruke. Ditën e sotme tregoi se ka vendosur t’i shkurtojë sërish, duke hequr dorë kështu nga stili “bob”.
“Gjithmonë flokë të shkurtër”, shkroi këngëtarja në videon e postuar në Insta Story.
Ndoshta Dafina po përgatit një tjetër projekt muzikor, që me siguri do të ketë një “look” krejtësisht ndryshe nga ai i këngës “A e man men”.