Dafina thotë fjalë të mëdha për nënën e saj: Është një luftëtare e madhe

11:00 | 16 Janar 2020

Dafina thotë se nëna ime, një luftëtare e madhe.

Njihet si një ndër këngëtaret më energjike që i dha zjarrë skenës muzikore.

Çdo herë e veçuar për stilin e saj unik, ku nuk mund të gjesh qoftë një krahasim të vogël për t’ia bërë, shkruan Kosovarja.

Flasim për Dafina Zeqirin këngëtaren e shumë hiteve dhe guximtaren e ndryshimeve.

Ndonëse, Dafi ka treguar se talentin e ka trashëguar nga e ëma, e cila në atë kohë u detyrua ta ndërpresë këtë ëndërr në gjysmë, duke ia lënë tani hapësirën vajzës, e cila po korrë suksese të panumërta.

E Dafina, dikur kishte paralajmëruar se do të vijë koha kur publiku do të mësojë më shumë për jetën e saj private.

Ajo fillimisht ka treguar me pak fjalë se jeta e saj nuk ka qenë edhe e lehtë, kjo mund të kuptohet nga mënyra se si drejtohet nënës së saj si nanë-babë.

E lirshëm mund të themi se si çdo nënë tjetër, edhe nënës së Dafinës i takon fraza se nëna është si qiriu, që veten djeg e shuhet për t’iu bërë dritë fëmijëve të saj.

Rikujtojmë, se dikur Dafina kishte shkruar se nëna e saj është një luftëtare. Është arsyeja se përse është duke bërë këtë që e bën tani, gjë të cilën nëna e saj e ndaloi për ta bërë pasi që iu desht të luftonte për vajzat e saja.

Komento: