
Këngëtarja Dafina Zeqiri do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa vazhdimisht ndan momente nga jeta e saj familjare.
Në publikimet e saj në rrjetet sociale, ajo ka treguar edhe të birin, Daskanin.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, Dafina shihet pranë të birit, ndërsa të dy nxjerrin gjuhën jashtë. Momenti familjar vjen me një pozë të ëmbël dhe spontane, shkruan “Kosovarja”.

Daskani shfaqet i qeshur pranë nënës së tij, ndërsa fotografia ka sjellë një tjetër moment të veçantë nga përditshmëria e tyre familjare. Dafina, ndërkohë, po shijon periudhën e shtatzënisë dhe pritjen për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.
