Dafina Zeqiri me lot në sy ngushëllon nënën dhe bashkëshortën e Shpati

12:01 | 30 Nëntor 2025

Dafina Zeqiri me Kreshnikun dhe kunatin në ngushëllime për Shpat Kasapin.

Sot po i jepet lamtumirën e fundit këngëtarit shqiptar nga Maqedoina e Veriut, Shpat Kasapit.

Për homazhe ka marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kreshniku dhe kunati, raporton ORAifno.

E veshur krejt zi dhe me lot në sy, Dafina ka ngushëlluar nënë e Shpatit dhe bashkëshorten e tij, Seviljen.

Këngëtarja ka qenë mike e Shpatit dhe në këtë ceremoni është shfaqur shumë e mërzitur. /ORAinfo/

Komento: