Dafina Zeqiri vjen me një dhuratë speciale për nënën e saj

17:03 | 12 Qershor 2021

Më në fund- Dafina Zeqiri do të ketë një këngë me nënën e saj.

Ka kohë që Dafina ka shprehur dëshirën për të pasur një këngë me nënën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Si po duket kjo dëshirë shumë shpejt do të realizohet, pasi sot përmes një postimi në Instastory, Dafina tregoi se ka gati bashkëpunimin me më të dashurën e saj.

“Sa e lumtur jom qe e kom nje keng bashk me ty me ne fund!!! DafinëMoj”, shkruan ajo.

Ky projekt sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e albumit të këngëtares, për të cilin ka kohë që është duke punuar.

Komento: