Dafina Zeqirin në Maldive- kush po e shoqëron?

10:57 | 10 Dhjetor 2019

Kush po e shoqëron Dafina Zeqirin në Maldive?

Pas një periudhe të ngjeshur me koncerte dhe punë në projekte, Dafina Zeqiri ka rezervuar disa ditë për vete për të pushuar.

Këngëtarja e famshme është nisur drejt një destinacioni ekzotik ku nuk ka dimër – ishujt Maldive.

Por, kush po e shoqëron atë?

Dafina sërish me vete ka marrë motrën dhe nënën e saj dhe këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Varrosin në gjuhën suedeze por pritet së shpejti një tjetër projekt i ri nga ajo.

Komento: