Daja: Ballkani është një kombëtare e vogël

10:32 | 04 Shtator 2023

Ilir Daja: Ballkani është një kombëtare e vogël.

Trajneri Ilir Daja nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Suharekës.
Madje, ai nuk po e mendon as punën e selektorit të Kosovës për momentin.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

“Unë jam trajner i Ballkanit. Me këto paraqitje që po bëjmë në Evropë ne jemi një kombëtare e vogël. I uroj suksese selektorit të Kosovës në ndeshjet në vazhdim. Secilit trajner i duhet kohë për të treguar vlerat e tij”, tha ai.

Teksa, shtoi se “përderisa ka trajner unë normalisht që nuk jam i hapur”.

Ndërsa, ai foli edhe për synimet me kampionët e Kosovës.

“Të tre ekipet janë më të forta se ne. Ne kishim shumë kundërshtarë të forta edhe sezonin e kaluar, por ne e ekemi treguar më të mirën e futbollit të Kosovës. Asnjë kundërshtar nuk na ka dominuar totalisht. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në këtë grup, tha Daja fillimisht.

Daja shtoi se skuadra ka disa “humbje”, por kjo nuk është arsyetim.

“Një humbje e madhe është Emërllahu dhe largimi i Korenicës. Por, ne kemi qenë të përgatitur. Kemi bërë përforicime, por duhet kohë që futbollistët që kanë ardhur të përshtaten”.

Ballkani po tregon formë mjaftë të lartë së fundmi.

Nga tre ndeshje në Superligë ka po aq fitore, teksa suksese synon edhe në Ligën e Konferencës, ku është kualifikuar për herë të dytë rradhazi.

Komento: