Dy mbesat vjedhin dajën: I shkojnë në shtëpi si mysafire dhe i marrin paratë.
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy vajza, kushërira pasi kanë vjedhur dajën e tyre.
Mësohet se dy vajzat E.D 23-vjeçe dhe A.M 16-vjeçe në bashkëpunim me njëra-tjetrën i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.