Daka përfaqësuesit të VV-së: Shko në Prokurori nëse ke dyshime për keqpërdorime të votave

14:06 | 25 Shkurt 2021

Sërish përplasje në KQZ, Daka përfaqësuesit të VV’së: Shko në Prokurori nëse ke dyshime për keqpërdorime të votave.

Edhe sot ka pasur tensione në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ’ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar.
“Ata në këtë listë nuk kanë pasur të drejtë ankese dhe të shohim se pse janë refuzuar. Votues me dokumente jovalide deri në momentin e aplikimit kanë pasur dokumente valide. E disa votuesve këtu u është mohuar vota për shkak të mungesës së dokumentit valid e që ka shkelur të drejtat e shumë votuesve këtu. Këtu ka pasur tendencë që sa më shumë me u pengu vota e votuesit”, ka thënë Rama.

Këtë deklaratë të Ramës, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka e ka cilësuar si tendencë për të VV’së për ta zhvlerësuar punën e KQZ’së përgjatë këtij procesi zgjedhor.

“Edhe tendenca që çfarëdo që ndodh në KQZ me u paraqit si tendencë me e pengu dikë është një qasje shumë e gabuar. Mos harroni që qikjo KQZ për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditëve me apliku, me u regjistruar dhe me u verifiku edhe të gjitha këto procedura me i kry përkundër faktit që ju po doni që në çdo mënyrë me tregu që KQZ’ja po don me i pengu”, ka thënë Daka

Më tutje ajo i tha përfaqësuesit të VV’së që t’i drejtohen Prokurorisë në rast se kanë fakte që votat janë keqpërdorur.

“nëse keni ju prova që KQZ’ja me qëllim ua ka mohuar të drejtën dikujt që të votojë urdhnoni në Prokurori dhe dërgoni faktet dhe vazhdojmë. Tendenca që të vazhdimisht me u sulmu KQZ’ja pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe tendenca që vazhdimisht ne të gjithë me u tregu si qytetarë që po mundohemi dikujt me ja keqpërdor votën është qasje e gabueshme. KQZ’ja është duke bërë krejt cka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni dyshim që po bëjmë diçka të kundërligjshme urdhnoni në organet e drejtësisë”, ka thënë më tutje Daka.

Komento: