Daka thumbon Qeverinë: Mburrja për një pikë banke të hapur në Veri, s’të bën siguri

01:08 | 04 December 2024
daka-thumbon-qeverine:-mburrja-per-nje-pike-banke-te-hapur-ne-veri,-s’te-ben-siguri

Sulmi që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për këtë akt terrorist.

Mirëpo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mohoi se Serbia ka shtet në shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit në Zveçan.

Poranri i portalit Infokus, Shkelzen Daka, në emisionin ‘Adresa’ me Arben Ahmetin në Radio10 thënë se ky sulm terrorist demanton pretendimet e Qeverisë së Kosovës se veriu është në kontrollë të plotë.

“Është një këndellje për Qeverinë se nuk është aq e lehtë shtrirja e plotë e kontrollit në veri ashtu siç e kanë proklamuar ata”, ka thënë Daka.

Sipas tij, mburrja për një pikë banke të hapur në Veri, apo një restauranti nuk nënkupton kontrollë të plotë të kësaj pjese. /GAZETA10/

Komento: