Fotografitë e para të veturës së shumëpritur nga ‘Volkswagen’.
‘Id Crozz’ nga Volkswagen ka bërë paraqitjet e para në publik, pas testimit të veturës.
Në fund të vitit, kompania gjermane që bën prodhimin e automobilave e sjellë modelin ‘ID.3’, që do ta formojë grupin e makinave elektrike ID, si mënyrë zëvendësimi të ‘Beetle’ dhe ‘Golf’, transmeton lajmi net.
Prodhimi i firmës gjermane vjen me 302 kuaj-fuqi dhe autonomi deri në 480 kilometra.
Ai pritet të lansohet më 2020-ën. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë çmimi do të mbajë.