Dalic ka një dedikim special pas pas fitores ndaj Brazilit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalic ka një dedikim special pas pas fitores ndaj Brazilit

20:30 | 09 Dhjetor 2022

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic flet pas fitores ndaj Brazilit, ai ka një dedikim.

Kroacia është në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Brazilin me penallti.

Brazilianët kaluan në avantazh në vazhdime me Neymar, por Bruno Petkovic shënoi për 1-1 dhe e çoi ndeshjen në penallti, ku kroatët ishin më të saktë.

Pas fitores foli përzgjedhësi Zlatko Dalic, i cili këtë triumf atyre që shkruajnë dhe e mbrojnë Kroacinë.

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia”.

“Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin”.

“Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, ju që e mbroni Kroacinë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, ka thënë Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT.

Komento: