Sipas aktakuzës, Rrahim Hashimi dyshohet se i kishte shantazhuar dhe i kishte mashtruar disa persona, raporton T7
Emri i Xhavit Halit u përmend në aferën e fajdeve që së fundmi doli në publik.
Bile njëri nga personazhet kryesore të këtyre videove të publikuara, Rrahim Hashimi thoshte se e ka takuar shpesh nënkryetarin e Kuvendit.
Por, ky i fundit nuk është personazh i panjohur për organet e rendit.
Kundër Rrahim Hashimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2015 e kishte ngritur një aktakuzë.
Mbi të në këtë rast, rëndojnë akuzat për vepra penale të shantazhit e mashtrimit.
T7 ka siguruar këtë dokument, por edhe procesverbalet e hetuesisë ku Xhavit Haliti kishte dhënë deklaratë.
Aty nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk ka kurrfarë lidhje me Rrahim Hashimin por kishte dëgjuar për të edhe më parë.
“Njëherë më parë, ka më shumë se një vit, më është tërhequr vërejtja nga një shok i imi, i cili më pati thënë se: njëfarë Rrahimi po kërkonte para në emrin tënd dhe po flet në emrin tënd, por nga këso lloj gjërash nuk kisha asnjëherë shqetësim dhe e pata injoruar këtë informacion”.
Po ashtu anëtari i kryesisë së PDK-së ishte pyetur nga hetuesit se a është në dijeni për ndërtimit e një spitalit në periferi të Prishtinës, pasi ishte përmendur emri i tij në disa video të cilat polica i kishte në posedim.
“Jo nuk kam asnjë informacion konkret, që ka pasur lidhje me mua e që është ndërtuar ndonjë spital, kurse spitale janë ndërtuar në Kosovë shumë, por nuk kanë lidhje me mua”.
Sipas aktakuzës Rrahim Hashimi përmes sms-ve me qëllimi të përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka kanosur Xhavit Halitin.
Nënkryetari i Kuvendit në deklaratën dhënë hetueseve po dyshonte se dikush po donte t’ia prishte reputacionin, por që nuk kishte dyshime konkrete.
“Te ndonjë person konkret jo, por edhe të përfitoj nga unë materialisht nuk e besoj, sepse të gjithë e dinë se unë nuk kam qenë asnjëherë afër përfitimeve materiale. Kurse sa i përket reputacionit tim, dyshoj shumë sepse koha e fundit do të ishte ideale për kundërshtarët e mi që të plasohet ndonjë informacion i pavërtetë i kësaj forme”.
Mesazhet ishin dërguar kryesisht nga numra telefonik tw Kanadasë.
E nga hetuesit e policisë ishte intervistuar edhe shoferi i Xhavit Halitit, F.S.
Ai kishte pohuar se në telefonin e shefit të tij kishin ardhur mesazhe ku i kërkohej Xhavit Halitit ti kthej parat që i ka marrë për ndërtimin e një spitali në Prishtinë.
“Në deklaratën e dhënë kam shpjeguar për disa SMS, që kishin ardhur në telefonin e Xhavit Halitit nga një numër i panjohur, që dyshohet të jetë numër i improvizuar interneti, ku kërkohej të ktheheshin disa para se i kishte marrë njëfarë Rrahim Hashimi, në emrin e Xhavitit. “I nderuar, ju lutem t’i ktheni paratë që i keni marrë për ndërtimin e spitalit në Prishtinë. EULEX-i është në dijeni të këtij rasti. Rrahim Hashimi e di këtë rast””.
Për ta zbardhur këtë rast Gjykata kishte dhënë leje për të përdorur masa të fshehta teknike të përgjimeve.
Po ashtu në aktakuzë janë të përshirë edhe dëshmitë e 12 personave të tjerë të cilëve Rrahim Hashimi sipas aktakuzës ju kishte marrë para në vlerë të mijëra eurosh.
Madje disa nga ta i kishte gënjyer se do t’i punësonte në Polici dhe AKI. tha Xhavit Haliti për Rrahim Hashimin
Gazeta Express
13 Qershor 2019 19:54

Madje disa nga ta i kishte gënjyer se do t’i punësonte në Polici dhe AKI.