Dalin detaje nga intervistimi i Remit në Hagë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin detaje nga intervistimi i Remit në Hagë

16:01 | 15 Janar 2019

Edhe sot ka vazhduar intervisimti për ish-komandantët e UÇK-së nga prokurorët e Speciales.

Ish- komandanti i UÇK-së, Rrahman Mustafa, aktualisht është duke u marrë në pyetje për pjesën e dytë të intervistimit të ditës së sotme në Hagë të Holandës.

Burime zyrtare të Klan Kosovës marrin vesh se pyetjet që i janë bërë Mustafës “kryesisht janë në cilësinë e të dyshuarit”.

Intervistimi i tij gjatë ditës së djeshme ishte i përgjithshëm, ndërsa sot marrja në pyetje është më e detajuar për disa raste specifike, njofton Klan Kosova.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, edhe dje ishte intervistuar nga Prokurori Special për rreth shtatë orë.

Sot, pas orës 17:00, pritet të përfundojë intervistimi i tij.

Përballë Prokurorit Special nesër do të dalë edhe ish-komantanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i ftuari tjetër i Gjykatës Speciale për intervistim.

Gjatë muajit mars pritet të ketë një valë tjetër të intervistimeve të profileve të larta, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Komento: