PSG ia ofron Messit kontratën e re, zbulohen detajet nga kjo kontratë.
Drejtuesit e Paris Saint-Germainit nuk e duan largimin e Lionel Messit.
Madje, raportohet se nga klubi francez tashmë është ofruar një kontratë e re për argjentinasin.
Sipas “FootMercato”, PSG-ja zyrtarisht i ka ofruar kontratën e re Messit, në të cilën parashihet edhe rritja e pagës së tij.
35-vjeçarit i është ofruar kontrata e re edhe për një tjetër sezon, deri në verën e vitit 2024.
Kontrata aktuale e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” skadon më 30 qershor 2023.
Në marrëveshjen aktuale, ekziston opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër sezon, opsion të cilin kampionët francezë po synojnë ta shfrytëzojnë.
Në rast se nuk ka marrëveshje për rinovim të kontratës, atëherë Messi mund të largohet nga “Parc des Princes” si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.