Dalin detaje nga rrahja në xhami

00:48 | 20 February 2023

Si ndodhi rrahja në xhami, detaje nga Podujeva.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se disa nga të dyshuarit janë në arrati derisa rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Kjo letër në derën e xhamisë i tërhoqi vëmendjen.

Njoftimi që ky objekt fetar është mbyllur nuk i pëlqeu aspak besimtarit Idriz Begollit, i cili jeton afër fshatit Halabak të Podujevës.

Edhe më shumë u dëshpërua se ky vendim erdhi pas një konflikti mes 7 personave në kohën e namazit të jacisë.

Ai u shpreh i shqetësuar që xhamia është e mbyllur përkohësisht.

Këto probleme të cilat janë të vazhdueshme në këtë fshatë po i shqetësojnë banorët.

E sipas dëshmitarëve të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, për shkak të ndjeshmërisë së rastit bënë të ditur se disa persona e penguan imamin e kësaj xhamie, Hyzdri Murseli, e më pas disa të tjerë i dolën në mbrojtje.

Gjithë kjo situatë që nisi si mosmarrëveshje rezultoi tutje me sulm fizik.

Njëri nga të lënduarit i cili mori lëndime trupore nga kondaku i revolës u trajtua në Emergjencën e Podujevës.

Këtë situatë me shqetësim e ka parë edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë qe përmes nje reagimi janë shpjeguar rreth mbylljes se përkohshme te xhamisë.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga vet imami por i njëjti nuk pranoi të prononcohet.

Ndërsa, nga policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas këtij konflikti fizik ka te arrestuar por disa nga të dyshuarit janë në arrati derisa rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Komento: