Dalin detaje nga vdekja e 21 vjeçares lehonë, në këtë gjendje arritë në Gjinekologji

23:39 | 10 Korrik 2020

21 vjeçarja lehonë në Gjinekologji arriti e intubuar nga Qendra e Mjekësisë Sportive.

Lajmin për vdekjen e 21 vjeçares menjëherë pasi ka lindur me prerje cezariane për lajmin ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

Ai shpjegoi se pacientja ishte sjellur në repartin e gjinekologjisë e intubuar pasi kishte probleme me frymëmarrje.

“Ajo ka ardhur nga Qendra e Mjekësisë Sportive e intubuar, e kemi futur në operacion. Nuk ka pasur probleme gjatë lindjes, problemet i ka pasur me frymëmarrja, ka ardhur e intubuar. Ne kemi bërë operimin dhe ajo është kthyer përsëri në Qendrën e Mjekësisë Sportive ku ka ndërruar jetë pasi ka qenë e intubuar”, tha Ismajli.

Komento: