Dalin detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur 29-vjeçari

11:35 | 29 November 2019

Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur 29-vjeçari.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Seqishtë të Hanit të Elezit. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar me inicialet S.K, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti, derisa ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, me rastin janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Komento: