Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik në Milot

20:53 | 27 December 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Milot.

Detaje të reja janë bërë me dije mbrëmjen e sotme përsa i takon aksidentit tragjik që u regjistrua pasditen e të hënës në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir.

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Benz, që drejtohej nga 26-vjeçari tropojan, Arlind Mihaj, ka mësuar FaxNews.
Mjeti Benz për pasojë është përplasur me një mjet tip Opel, ku udhëtonte 33-vjeçari, Shkurt Prenga, së bashku me bashkëshorten, Fabiola Prenga, 26 vjeçe, dhë fëmija i tyre vetëm 3-vjeç.

Ky aksident rezultoi me pasoja fatale për familjen Prenga, pasi babai dhe fëmija humbën jetën, ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në gjendje kritike për jetën ndodhet dhe shoferi i mjetit tip Benz.

Komento: