Dalin detaje të reja nga kalimi i Ronaldos në Juventus, do të dridhët Real Madridi

09:14 | 18 Dhjetor 2018

Cristiano Ronaldo kishte shprehur dëshirën që t’I bashkohej Juventusit që prej janarit.

Agjenti i lojtarit portugez ka zbuluar se klienti i tij ka dashur të luajë te Juventusi që prej janarit.

Portugezi iu bashkua ”Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje `100 milionëshe nga Real Madridi në verë, duke u bërë futbollisti më i paguar në Serie A.

”Cristiano është më i miri në histori”, tha Mendes për gazetarët në ceremoninë e Tuttosport për ”Djaloshin e Artë”, transmeton Indeksonline.

”Meritat për kalimin e Ronaldos te Juventusi janë të presidentit, Agnelli dhe Juventusit”.

”Juventusi e donte atë dhe ata blenë atë, ai tashmë më kishte treguar se donte të luante te Juventusi në janar, kjon është e vërteta”.

”Mendoja se ishte e pamundur, por çfarë i thashë atij ishte se është e vështirë, por jo e pamundur”.

”Më pas, i takova drejtuesit. Takimi i parë me Nedved dhe Paratici ndodhi para ndeshjes, Juventus – Real”, tha Mendes në mes të tjerash.

Komento: