Dalin detaje të reja nga shitja e Man United dhe plani i Sheikh Jassim

17:48 | 20 March 2023

Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani do të paraqesë një ofertë të dytë për Manchester United të mërkurën, raportohet nga Sky Sport.

Një delegacion i Katarit vizitoi United të enjten për të vlerësuar rrethinën e klubit dhe për të zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit dhe Raine, të cilët po kryejnë shitjen e mundshme të klubit të Ligës Premier në emër të pronarëve aktualë, Glazers.

Sky Sports News raporton se burime në Shtetet e Bashkuara u kanë thënë atyre se bisedimet ishin ‘pozitive’ dhe se këshilltarët e Sheikh Jassim tani po përgatisin një ofertë të re e cila pritet të dorëzohet të mërkurën e kësaj jave.

“Sheikh Jassim do të bëjë ofertën e tij të dytë për Man United të mërkurën në mbrëmje”, shkroi në Twitter shefi i Sky Sports News, Kaveh Solhekol.

“Këshilltarët e tij tani janë duke punuar në krijimin e një oferte të re e cila pritet të dorëzohet deri në ditën e mërkurë”.

Glazers besojnë se Manchester United vlen 6 miliardë euro dhe është bërë e ditur se Sheikh Jassim tani është ‘i gatshëm të paguajë më shumë’ për të blerë klubin, pavarësisht se fillimisht kishte rezerva.

Komento: