Prokuroria jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm, ku humbi jetën një person.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin fortesë të Rahovecit.
Prokuroria njofton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave “VW- passat” dhe “mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “passat”, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshësh 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë iu njofton se mbrëmë, me datë 20.05.2019, rreth orës 19:45, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave “VW- passat” dhe “mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “passat”, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshësh 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën “mercedes”, nuk ka pasur lëndime dhe pas intevistimit i njëjti është liruar.
Prokurori kujdestarë bashkë me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre.