Dalin detaje të reja për personin që vdiq nga rrahja sot në Prishtinë

21:52 | 20 July 2019

Një person ka humbur jetën sot nga lëndimet që ka marrë pas rrahjes.

Ngjarja ka ndodhur në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Nga burime të Express brenda Prokurorisë së Prishtinës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

Sipas burimeve të Express brenda Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit.

Komento: