Dalin detaje të reja për vdekjen e 12 vjeçarit që u godit nga ekskavatori

09:40 | 02 Korrik 2019

Policia jep detaje për vdekjen e 12 vjeçarit që u godit nga ekskavatori.

Nuk i mbijetoi dot plagëve që mori nga shtypja e ekskavatorit, 12 vjeçari nga fshati Skivjan në Gjakovë gjeti vdekjen. Fëmija u godit nga mjeti i rëndë derisa ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00.

Policia e rajonit të Gjakovës jep detaje rreth kësaj ngjarje të tmerrshme që ndodhi atje.

“Ju informojmë se në ora 19:12 policia në Gjakovë ka marr informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një eskavatori në lëvizje dhe një këmbësori, fëmije i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës”, ka thënë Lirije Beqiraj.
Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve.

Komento: