Dalin detaje të reja se si ndodhi tragjedia në Prizren

20:35 | 16 Dhjetor 2020

Detaje të reja se si ndodhi tragjedia në Prizren.

Nga Prokuroria e Prizrenit kanë thënë se janë në fazën e hetimeve derisa nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen

Krisma të dëgjuara brenda një shtëpie në Prizren, bënë që policë të shumtë ta rrethojnë këtë lagje.

Kur ata arritën në shtëpinë ku u dëgjuan krismat, brenda saj u gjetën dy trupa të pajetë.

Sali Mazreku, që për 20 vite punonte në Policinë Kufitare, dyshohet se ka vr’arë vajzën e tij Leonita Mazrekun, e më pas ka vr’arë edhe vetën.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, në vend të ngjarjes nuk u panë zyrtarë policorë.

Familjarët kanë hapur të pame, ndërsa nuk lejojnë që mediat ti ofrohen shtëpisë së tyre.

Megjithkëtë, një nga të afërmit te viktimave ka dhënë versionin e tij se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Sipas Mërgim Mazrekut, gjithçka ndodhi aksidentalisht.

Mërgim Mazreku, që është nip Sali Mazrekut thotë se në momentin tragjik, brenda shtëpisë kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Derisa familjarët thonë se gjithë kjo ngjarje tragjike, ndodhi aksidentalisht një gjë të tillë ende nuk e pohojnë në prokurori.

Kryeprokurori Admir Shala, thotë se ende nuk janë konstatuar rrethanat e gjithë kësaj ngjarje.

I ndjeri la pas vetës bashkëshorten dhe katër fëmijë të tjerë.

Komento: