Dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

09:56 | 23 January 2023

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për arrestimin e Dani Alves, nën dyshimin për sulm seksual. Ndërsa më shumë informacion dalin në dritë, situata paraqet një pamje gjithnjë e më të zymtë.

Mbrojtësi brazilian ishte në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor 2022 dhe u akuzua për sulm seksual po atë natë nga një grua më e re. Pas kalimit të rastit në polici, ka nisur hetimi.

Alves fillimisht i mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se ai nuk e njihte gruan në fjalë, por ndërsa dolën informacione të mëtejshme, duke përfshirë pamjet e tij me me gruan, historia e tij është ndryshuar në disa raste.

Të premten ai shkoi vullnetarisht në komisariat para arrestimit të tij, pas së cilës ai është dërguar në mbajtje pa lirim me kusht.
Detajet e rastit vazhdojnë të rrjedhin, me gruan që dyshohet se ka paraqitur një fustan të shqyer dhe lëndime në përputhje me një luftë për t’i shpëtuar sulmit.

Alves u përpoq ta detyronte gruan të bënin marrëdhënie seksuale, dhe më pas pasi ajo refuzoi, ia vuri dorën nën rrobat e saj pa pëlqim, sipas Sport.

“Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP. Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, ka thënë viktima në deklaratën e saj.

Ndërsa në fund të fundit është e pamundur të dihen të gjitha faktet, dhe është çështje që departamenti i drejtësisë të gjykojë, detajet që dalin jashtë janë të një natyre shumë shqetësuese.

Komento: