Dalin detajet për personin që e qëlloi ish-kryeministrin Shinzo Abe

09:35 | 08 Korrik 2022

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, u qëllua dy herë me armë në një tubim elektoral. I dyshuari u arrestua brenda sekondash në vend të ngjarjes, ndërsa tani policia ka dhënë edhe identitetin e tij.

41 vjeçari, Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara, me akuzën për vrasje në tentativë në orën 11:32 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, raporton Express.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.

Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi. Ministria e Mbrojtjes po mbledh informacione të tjera për këtë person.

Dyshohet se ai kreu sulmin me një armë të përgatitur në kushte shtëpie.

Abe u qëllua dy herë dhe e shtëna e dytë e rrëzoi përtokë. Gjendja e tij është kritike.

Komento: