Dalin emrat/Tre shqiptarë të vdekur në aksidentin afër Plavës

10:30 | 26 Dhjetor 2023

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat malazeze, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.

M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete ku ishin përplasur kokë më kokë.

Komento: