Dalin foto e para, kjo është reja e Danit

08:33 | 22 Prill 2019

Së shpejti do të kemi dasëm të re.

Djali i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Ramadan Krasniqi-Dani, Andi mbrëmë është fejuar me të dashurën, Dafinën. Ani pse festa e fejesës ishte krejtësisht private dhe larg syrit të mediave, disa imazhe nga atmosfera e mbrëmshme u lansuan në rrjetet sociale, përcjellë rtv21.tv .

Ceremeonia e fejesës u mbajt në Blegjikë në praninë e një numri të vogël njerëzish. Dani ekskluzivisht në “1 Kafe prej Shpisë”, javën e kaluar krahas fejesës foli edhe për dasmën e djalit, i cili tha që nuk do të lejojë të bëhen xhirime në dasmë, pasi që nuk ka dëshirë të dalë në media.

Ai shtoi se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë akush, derisa tha se për muzikë do ta caktojë vetëm një këngëtar.

Komento: